Ish-arbitri i Premier Ligës, Mark Halsey, ka shprehur habinë e tij lidhur me emërimin e Ismail Elfath nga FIFA për të drejtuar gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.
Halsey u shpreh se për një përballje kaq të rëndësishme, ai do të kishte zgjedhur një zyrtar me më shumë eksperiencë, dikë që vendos rregullisht drejtësi në duelet e mëdha të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.
Të lidhura
None found
Ai e cilësoi Elfath si një gjyqtar të aftë, i cili komunikon me efikasitet me futbollistët dhe e administron mirë lojën, por shtoi se atij i mungon përvoja në përballjen me një presion të këtyre përmasave.
Halsey sqaroi se nuk dyshon për ndonjë anshmëri në këtë caktim, por theksoi se kjo tregon besimin e jashtëzakonshëm që FIFA ka tek arbitri.
Kjo ndeshje shënon paraqitjen e katërt të Elfatit si arbitër kryesor në këtë edicion të Kupës së Botës.
Më herët, ai ka gjykuar takimet Holandë-Japoni dhe Uruguai-Spanjë gjatë fazës së grupeve, si dhe ka qenë arbitri kryesor në ndeshjen e raundit të 1/8-ave midis Brazilit dhe Norvegjisë.
Në total, gjatë këtyre përballjeve, Elfath ka shpërndarë tetë kartonë të verdhë, një karton të kuq dhe ka akorduar dy penallti në sfidën Brazil-Norvegji.
Ju rikujtojmë se përballja mes Anglisë dhe Argjentinës zhvillohet sonte (e mërkurë) në Atlanta, me start në orën 21:00.
