Kosova drejt skemës 3-5-2 ndaj Austrisë, Hajdari mungon në sfidën e Vjenës

Kosova pritet të paraqitet me një rreshtim të ndryshuar në përballjen e së dielës kundër Austrisë, që zhvillohet në “Ernst Happel Stadion” të Vjenës. Franco Foda mund ta rikthejë skemën 3-5-2, ndërsa Albian Hajdari nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë takim.

Të lidhura

None found

Sipas formacionit të mundshëm, Arijanet Muric do të jetë në portë, me Lumbardh Dellovën, Ilir Berishën dhe Ron Raçin në vijën e mbrojtjes. Në mesfushë pritet të luajnë Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Valmir Matoshi, ndërsa në krahë do të angazhohen Mërgim Vojvoda e Dion Gallapeni. Në repartin ofensiv, Vedat Muriqi mund të formojë dyshen me Fisnik Asllanin, i cili do të pozicionohej pas tij.

Një vendosje e tillë do t’i mundësonte Kosovës të luante me tre mbrojtës qendre, pesë mesfushorë dhe një sulmues të avancuar, ndërsa Asllani do të kishte detyrën për ta mbështetur Muriqin.

Kur skuadra nuk e posedon topin, sistemi pritet të marrë formën 5-4-1. Në këtë situatë, lojtarët e krahëve do të tërhiqeshin në fazën mbrojtëse për të ngushtuar hapësirat. Në momentet e posedimit, ata do të ngriheshin për ta kthyer rreshtimin në një 3-5-2 më sulmues.

Në prapavijë, Dellova, Krasniqi dhe Raçi përmenden si lojtarët që do të formojnë treshen mbrojtëse pas lëndimit të Hajdarit. Edhe pse treshja që luajti ndaj Irlandës nuk do të jetë e njëjtë, objektivi mbetet ruajtja e një strukture kompakte përballë sulmit austriak. Muric, ndërkohë, pritet ta ruajë vendin mes shtyllave.

Risi e rëndësishme mund të jetë edhe përbërja e mesfushës. Foda pritet t’i vendosë përkrah Avdullahut dhe Hoxhës edhe Matoshin, duke shtuar një lojtar në qendër. Kjo do t’i ndihmonte Kosovës të qëndronte më e organizuar përballë Austrisë, e cila pritet të synojë dominimin në mesfushë.

Ndryshe nga ndeshja me Irlandën, ku në krahë luajtën futbollistë më tradicionalë të këtij pozicioni, si Baran Zaberxha dhe Edon Zhegrova, këtë herë Foda nuk pritet ta përdorë të njëjtën strukturë. Vojvoda dhe Gallapeni do të kenë përgjegjësi të dyfishta, duke kontribuar si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm gjatë tranzicionit.

Avdullahu pritet të mbetet lojtari që do t’i japë ekuilibër skuadrës, ndërsa Hoxha e Matoshi mund të kenë më shumë hapësirë për të avancuar. Prania e tyre në qendër mund t’i krijojë Kosovës alternativa shtesë për mbajtjen e topit dhe për daljen nga presioni i kundërshtarit.

Vedat Muriqi pritet të jetë sërish pika kryesore e sulmit, me Fisnik Asllanin pas tij. Ky kombinim ishte përdorur edhe në disa prej ndeshjeve të suksesshme të Kosovës gjatë fazës së kaluar eliminatore për Kupën e Botës. Për këtë arsye, Foda mund t’i rikthehet këtij partneriteti në një transfertë ku kërkohet më shumë kujdes taktik.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom