Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në terren përpara protestës së paralajmëruar nga tifo-grupet e Kosovës.
Të lidhura
None found
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është planifikuar të mbahet tubimi, janë vendosur barriera metalike. Ndërkohë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke vëzhguar situatën dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës.
Tubimi pritet të bashkojë tifozë nga grupe të ndryshme.
Rritja e numrit të efektivëve policorë është ndërmarrë si masë sigurie, me qëllim ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë gjatë protestës.
