Klube të mëdha i janë vënë pas, Napoli mund mbetet pa yllin polak

Paraqitja e mirë e Piotr Zielinski me fanellën e Napolit, ku gjatë këtij sezoni në 24 paraqitje ka realizuar 6 gola ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Liverpooli, Manchester City dhe Barcelona kanë shfaqur interes për mesfushorin polak, kontrata e të cilit me klubin italian skadon në qershor të vitit 2024.

Presidenti i të kaltërve, De Laurentiis e vlerëson futbollistin rreth 40 milionë euro, por vështirë se ai do ta lërë të largohet lojtarin gjatë merkatos së verës, pasi Zielinski konsiderohet një pike kyçe për të ardhmen e skuadrës.

Shtuar 23.03.2021 01:03