Këto janë lojtarët e Barcelonës që rëndojnë arkat e klubit me pagat e tyre

Barcelona prej kohësh është në një situatë të rënduar ekonomike dhe vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave për të mundur blerjen e lojtarëve të tjerë duke respektuar “Fair-Play”-n.

Mediat në Spanjë kanë zbuluar lojtarët që aktualisht paguhen më së shumti, me Pique që kryeson listën duke marrë një pagë bruto prej  28 milion eurosh dhe pas tij vjen veterani tjetër, Sergio Busquets me 23 milion.

Jordi Alba dhe Samuel Umtiti marrin pagë të njëjtë, 20 milion euro. Me francezin që duket se i ka zënë derën Barcelonës, pasi nuk ka ndërmend të largohet edhe pse nuk bën pjesë në planet e klubit.

Pas tyre vjen portieri gjerman, Ter Stegen i cili ka një pagë prej 14 milio eurosh dhe këtë listë e mbyllin  Dembele dhe Sergio Roberto me nga 12 milion secili.

Nga kjo listë është hequr Coutinho i cili ditën e sotme u transferua tek Aston Villa, duke lehtësuar ndjeshëm Barçën pasi braziliani kishte një pagë prej 16 milion eurosh. /albeu.com


Shtuar 7.01.2022 12:05