Këtë herë nuk ishte në dorën e tij, Mbappe u dërgon mesazh tifozëve të Realit (FOTO LAJM)

Tashmë, Kylian Mbappe e ka të qartë se ku do të luaj këtë sezon. Ai nuk do t’i bashkohet Real Madridin pavarësisht ofertës prej 200 milionë eurosh në minutat e fundit të merkatos. A është i zhgënjyer sulmuesi francez me qëndrimin e PSG-së ndaj tij? Ne nuk e dimë saktësisht, por “Story” e fundit e Mbappe në Instagram lë pak vend për dyshime.

Sulmuesi francez ripostoi një mesazh të një miku. “Ju respektoi, vëllai im për profesionalizmin tuaj. Riprogramoni ëndrrat tuaja për në të ardhmen e afërt… Jeta është e bukur. Ju jeni më i miri … ” Mbappe e ka fshirë “Storyn” e tij …

Ëndrra e Mbappe është të luajë pre Real Madrid, dhe “riprogramimi” do të thotë vetëm shtyrje e asaj ëndrre me 9 muaj.


Shtuar 1.09.2021 13:21