Kërkohet nga dy ekipet shqiptare, ku do të shkojë Liridon Latifi?

Një garë e fortë është për Liridon Latifin sa i përket dy ekipeve shqiptare në Superiore.

Fillimisht ishte Tirana që shprehu interesimin për ish-futbollistin e Skënderbeut që ka shkëlqyer në elitën e futbollit tonë disa vite më parë, por nuk arriti të linte gjurmë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë “Zëri.info” zbulon nga burime të afërta me lojtarin se Vllaznia e ka kontaktuar Latifin së fundmi. Bisedimet kanë nisur mes palëve dhe nuk përjashtohet mundësia që ky futbollist të vijë në Shkodër duke qenë përforcimi i bujshëm i kësaj merkato vere.


Shtuar 30.06.2021 11:58