“Kemi mungesa, por mbizotëron besimi te grupi”, Bajrami: Futemi në fushë për maksimumin

Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami.

“Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret.

Na mungojnë disa lojtarë, por grupi është gati. Kemi lojtarë të rinj. Tuci ka bërë stërvitjen e parë me ne. Nuk ka rëndësi shumë individualiteti, e dimë që kemi mungesa, por kemi grup të fortë. Në shtëpi, çekët njihen për forcën e tyre.


Shtuar 10.10.2024 18:40