KATAR 2022/ Mali i Zi dhe Rusia arrijnë një tjetër hap të rëndësishëm

Ndeshjet e sotme të kualifikuesve të Botërorit kanë filluar me dy fitore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Rusisë, që hedhin një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt turneut me pikë të plota pas dy takimesh.

Mali i Zi kishte një përballje të thjeshtë në letër, përballë Gjibraltarit dhe nuk gaboi duke fituar me shfirat 4-1. Beqiraj, Simiç, Tomasheviç dhe Jovetiç shënuan golat për skuadrën malazeze, e cila tashmë ka 6 pikë pas dy ndeshjesh dhe të martën luan me Norvegjinë një takim i cili mund të jetë përcaktues për fatin e grupit që tani, pasi në të bëjnë pjesë edhe Turqia e Holanda që kanë pretendime për vazhdimësinë e mëtejshme.

Ndërkaq, Rusia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 ndaj Sllovenisë, duke mposhtur skuadrën që ishte parashikuar si rivale për kualifikimin në këtë grup pasi mundi Kroacinë në ndeshjen e parë. Dzhyba shënoi dy gola, ndërsa për sllovenët, nuk mjaftoi i zakonshmi Iliçiç që të dilnin me pikë nga kjo ndeshje.


Shtuar 27.03.2021 19:47