Kastrioti-Egnatia, publikohen formacionet zyrtare

Java e 13-të e Kategorisë Superiore nis me një duel të drejtpërdrejtë për mbijetesën.

Përballë njëra-tjetrës në stadiumin e Kamzës do të jenë dy skuadrat më në krizë të kampionatit, me Kastriotin që pret Egnatian.

Dy ekipet ndajnë dy vendet e fundit të renditjes me Egnatian që ka 6 pikë më shumë dhe Zekerija Ramadanin që do të kërkojë pikët e para sot në stolin e rrogozhinasve.

Krutanët nga ana tjetër kanë nevojë urgjente për një fitore, prandaj kjo mund të konsiderohet një sfidë ku barazimi si vlen askujt.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti(4-3-3): Sali, Neziri, Hussein, Karakaçi, Rami, Onanuga, Basha, Okebugwu, Greca, Prodani, Ajazi.

Egnatia(4-2-3-1): Djuric, Ymeralilaj, Kacbufi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Telushi, Lila, Imeri, Jackson, Valpoort.


Shtuar 12.12.2021 13:23