Pas 2.5 muajsh, tifozët kthehen në stadiumet e Holandës.
Kryeministri Mark Rutte njoftoi në një konferencë për shtyp se skuadrat e dy kategorive të mëdha do të mund të presin sërish tifozët në 1/3 e kapacitetit të çdo stadiumi, ku çdo tifoz duhet të jetë së paku 1.5 metra larg njëri tjetrit dhe të ketë një certifikatë vaksinimi.
Nga këndvështrimi i klubeve, megjithatë, ka pasur pritshmëri për plotësi të rendit 2/3 , pasi konsiderojnë se me 1/3 nuk kanë një fitim të konsiderueshëm në pjesën financiare. /albeu.com/