Kalimi në gjysmëfinalen e Champions, zbulohet sa do të fitojë Real Madridi

Klubi tashmë ka fituar 56.25 milionë euro nga garat evropiane këtë sezon.

Real Madrid ka fituar 12 milionë euro duke mposhtur Liverpoolin dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të gjitha klubet që janë kualifikuar në katër të fundit të garës u jepet kjo shumë parash.

Në përgjithësi, Los Blancos tashmë kanë grumbulluar 56.25 milion € nga Liga e Kampionëve, falë të arriturave këtë sezon.

Real Madrid mund të marrë edhe për 15 milionë euro nëse kualifikohet në finale të Stambollit, dhe 19 milion nëse e fiton të gjithë garën.

Të gjithë këto të ardhura shtesë kanë një rëndësi të veçantë për shkak se klubi është duke u përballur me gjendje të vështirë financiare


Shtuar 15.04.2021 14:09