Finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona publikon listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Barcelona ka publikuar listën e skuadrës dy ditë përpara ndeshjes në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbao.

Barcelona ka vendosur që të udhëtojë me gjithë lojtarët për në Sevilla, ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse disa lojtarë nuk janë në dispozicion për ndeshje, sikurse Ansu Fati dhe Neto, të cilët prapë se prapë kanë udhëtuar me skuadrën.

Në listë shihet edhe rikthimi i Gerard Pique, i cili nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madrid.

Bilbao do mundohet që të befasojë Barcelonën në këtë ndeshje, e cila është favorite.


Shtuar 15.04.2021 13:47