Ka humbur rëndësinë te Lazio, Strakosha drejt Premier League

Sipas “The Sun” Thomas Strakosha është në orbitën e skuadrave angleze. Portieri shqiptar që aktivizohet me Lacion në Seria A, nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin italian, dhe në këtë mënyrë ai do të shikojë për një skuadër tjetër.

Sipas asaj që raportohet, Newscastle është skuadra e cila kërkon shërbimet e gardianit shqiptar. Skuadra e sheikëve është treguar e gatshme për të paguar një shifër simbolike në arkat e klubit të Lacios për ta siguruar më shpejt marrëveshjen me portierin 26-vjeçar.

Strakosha pëlqehet shumë nga pronarët e rinj të Newscastle të cilët e shikojnë portierin shqiptar si të duhurin për të mbrojtur portën e tyre. /albeu.com


Shtuar 7.11.2021 18:39