Juventusi siguron fitoren e parë në Serie A, mposht me vështirësi Spezian (VIDEO)

Juventusi ka arritur të arkëtojë 3 pikët e para në Serie A përballë Spezias. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e pestë në kampionat.

Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.

Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.

Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të


Shtuar 22.09.2021 20:27