Juventusi paraqet ofertën e parë për Joshua Zirkzeen

Juventusi ka ndërmarrë zyrtarisht hapin e parë për të transferuar Joshua Zirkzeen nga Manchester Unitedi, ndërsa bisedimet ndërmjet dy klubeve raportohet se tashmë kanë kaluar në një fazë konkrete.

Të lidhura

None found

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio bën të ditur se klubi nga Torino ka propozuar fillimisht huazimin e sulmuesit holandez për rreth 2.5 milionë euro. Në ofertë është përfshirë gjithashtu mundësia e blerjes së tij për 30 milionë euro pas përfundimit të huazimit.

Nga ana tjetër, Manchester Unitedi synon që vlera e përgjithshme e marrëveshjes të arrijë në afro 35 milionë euro, duke llogaritur së bashku tarifën e huazimit dhe shumën e transferimit përfundimtar.

Mospërputhja mes vlerësimeve të palëve ka bërë që negociatat të vijojnë, me Juventusin dhe Manchester Unitedin që po diskutojnë ende mënyrën se si mund të strukturohet marrëveshja.

Zirkzee kaloi nga Bologna te Manchester Unitedi në vitin 2024 dhe vazhdon të ketë kontratë me klubin anglez.


Shtuar 31.08.2026 09:40

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis