Juventusi fiton në “frymën e fundit” derbin me Torinon (VIDEO)

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal, 0-1 përballë Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

“Zonja e Vjetër” vinte me disa mungesa të rëndësishme për me një frymë positive pas dy fitoreve të fundit në kampionat dhe sidomos asaj fitoreje në Champions përballë  Chelsea.

Të lidhura

None found

Pjesa e parë nuk dhuroi asgjë për t’u mbajtur mend me rezultatin e bardhë 0-0. E dyta nisi me miqtë që kërkonin më me ngul golin, por edhe vendasit nuk ngurronin të dilnin para.

Goli do të vononte, me skuadrën e Allegrit që do të arrinte të zhbllokonte rezultatin vetëm në minutën e 86 falë një kombinimi mjaft të mirë mes Chiesas dhe Locatellit, me këtë fundit që bëri një goditje fantastike për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrë së tij.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 8 me 11 pikë, ndërsa Torino në vendin e 11 me 8 pikë. /albeu.com


Shtuar 2.10.2021 20:14