Juventus vazhdon të ëndërrojë për Pogba

Klubi italian ka ende shpresë se do të arrijë një akord me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Lojtarit të Manchester United i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë të paktën deri tani me klubin anglez. Juventus beson shumë se francezi do të pranojë të kalojë tek ekipi i tyre në sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Problemi qëndron tek paga e tij e lartë. Momentalisht tek United Pogba përfiton 14 milion euro plus bonuse në sezon. Juventus po planifikon t’i ofrojë një kontratë 3 vjeçare por me një pagë më të ulët dhe në kontratën e tij të përfshihet siguria për kualifikimin në Champions./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 15:19