Juventus nuk ruan avantazhin e dyfishtë, Udinese i merr pikë (VIDEO)

Skuadra e Juventusit nuk ka marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Serie A.

Juventusi, të dielën ka luajtur baras 2:2 në udhëtim kundër skuadrës së Udineses, përkundër që pjesën e parë e mbylli me një avantazh prej dy golave.

Paulo Dybala (3’) dhe Juan Cuadrado (23’) shënuan për Juventusin, ndërsa golat për Udinesen i realizuan Roberto Pereyra (51’) nga penalltia dhe Gerard Deulofeu (83’).

Në këtë ndeshje, Cristiano Ronaldo ishte rezervist dhe u inkuadrua prej minutës së 60-të, por nuk arriti ta ndihmojë Juventusin që ta nis me fitore sezonin e ri. Gjithashtu, te Juventusi ndaj Udineses debutoi edhe përforcimi më i ri, mesfushori Manuel Locatelli që u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes.

Në fakt, Ronaldo shënoi gol me kokë në minutën e katërt shtesë, i cili u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit me VAR.


Shtuar 22.08.2021 20:33