Juventus do yllin e La Liga, por kërkesa është tronditëse

Juventus kthen sytë nga Barcelona.

Bardhezinjtë janë të interesuar për Antoine Griezmann. Mes francezit dhe klubit spanjoll ka tension, por lajmi i dhënë nga e përditshmja Sport ka “ngrirë” bardhezinjtë.

Griezmann ka vendosur të pranojë largimin nga Katalonja vetëm nëse klubi i tij i ri do të ishte i gatshëm t’i garantonte të njëjtën rrogë që merr aktualisht te Barcelona.

Bëhet fjalë për 21 milionë euro në sezon, një shifër e papërballueshme për arkat bardhezi në këtë moment.


Shtuar 8.07.2021 18:56