E ardhmja e Julian Alvarez mund të ndryshojë së shpejti, pasi Atletico Madrid raportohet se i ka dhënë sulmuesit argjentinas dritën jeshile për një transferim te Barcelona.
Të lidhura
None found
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Jota Jordi gjatë emisionit spanjoll El Chiringuito, ku ai pretendoi se klubi madrilen i ka dorëzuar Alvarez një dokument zyrtar me shkrim.
Sipas Jordi, përmes këtij dokumenti Atletico Madrid konfirmon se nuk do të pengojë kalimin e lojtarit te skuadra katalanase.
“Atletico ia ka dhënë me shkrim Julianit miratimin për transferimin e tij te Barcelona”, deklaroi gazetari.
Alvarez thuhet se e dëshiron transferimin në Barcelonë, ndërsa qëndrimi i Atletico Madridit mund t’i bëjë më të lehta bisedimet dhe të krijojë kushtet për një marrëveshje mes dy klubeve.
Për Barcelonën, ky zhvillim përbën një avantazh në garën për të siguruar shërbimet e kampionit të botës me Argjentinën.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse klubi katalanas do të mund të përballojë kërkesat financiare të Atletico Madridit për një nga sulmuesit kryesorë të ekipit kryeqytetas.
