Jo vetëm Barcelona me PSG-në, edhe kampionët e Premier Ligës futen në garë për Julian Alvarezin

Arsenali hyn në garë për Julian Alvarez. Klubi anglez planifikon të hapë bisedime me Atletiko Madridin, për të provuar të nënshkruajë sulmuesin argjentinas.

26-vjeçari është një lojtar që gjithmonë është admiruar nga klubi anglez dhe tani ata do të bëjnë një tjetër përpjekje për të sjellë lojtarin në klub.

Të lidhura

None found

Arsenali synon të fillojë negociatat me klubin, të kryesuar nga Cerezo, për të nënshkruar me argjentinasin.

Atletiko gjithmonë ka mbajtur qëndrim zyrtar se sulmuesi është pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Klubi e ka kritikuar Barcelonën për mënyrën se si e ka trajtuar situatën e Alvarez në muajt e fundit.

Sulmuesi dëshiron të shkojë në Barcelonë, por madrilenët po e bllokojnë këtë mundësi. Ideja është e qartë, ose 500 milionë euro ose asgjë. PSG dhe Arsenali janë dy ekipet e tjera me të cilat agjenti i lojtarit ka qenë në bisedime gjatë pjesës së fundit të këtij sezoni. Të dy klubet kanë burimet financiare për të përfunduar një transferim që mund të jetë rreth 150 milionë euro.

Do të shohim nëse bisedimet midis Atletikos dhe Arsenalit, do të realizohen dhe nëse Julian do të rikthehet në Premier Ligë.

Ai u largua nga Mançester Siti dy sezone më parë për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Madridit.


Shtuar 2.06.2026 15:21

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahisbetpark girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş