Grabitja në filialin e “OTP”/ Autori dyshohet se ndoqi një grua që mbante me vete rreth 15 milionë lekë, hyri në bankë dhe kreu vjedhjen

Autori që kreu grabitjen mesditën e kësaj të marte në një filial të “OTP Bank” në Tiranë, dyshohet se ndoqi një grua që hyri brenda në bankë me një sasi të konsiderueshme parash.

Autori ende i paidentifikuar, i veshur me të zeza dhe i maskuar hyri në bankë dhe nën kërcënimin e një arme, ai i është afruar një qytetareje që kishte me vete rreth 15 milionë lekë të vjetra në një çantë, të cilat sapo po i depozitonte në bankë dhe ia ka marrë.

Grupi hetimor ka dyshime se autori e ka ndjekur gruan çaste më parë deri në momentin e hyrjes në bankë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori është afruar pranë bankës me një skuter elektrik nga kryqëzimi i Komunës së Parisit, dhe e ka lënë jashtë bankës.

Më pas, autori është futur në bankë dhe pasi ka marrë paratë është larguar nëpërmjet rrugës Sulejman Delvina, dhe dyshohet se ka braktisur skuterin në një garazh.

Më pas është larguar drejt zonës së bllokut nëpërmjet rrugicave të zonës. Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e plota, si dhe për të identifikuar autorin e grabitjes.


Shtuar 2.06.2026 15:29

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahistipobet girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş