Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Ndonëse Real Madridi e ka përgënjeshtruar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të përmendet si një opsion i mundshëm për një kalim në “Santiago Bernabeu”.

Të lidhura

None found

Për këtë temë ka reaguar edhe ish-ylli i madrilenëve, Ivan Zamorano, i cili mendon se klubi duhet të bëjë maksimumin për të marrë një lojtar me potencialin e madh që ka Olise.

“Do ta transferoja Olisen që nesër, nëse do të isha te Real Madridi. Do të luaja me Olisen, Mbappen dhe Viniciusin në sulm”, deklaroi Zamorano.

Sipas legjendës kiliane, përveç Olises, Real Madridi duhet të forcohet edhe në mesfushë me Enzo Fernandez.

“Do ta sillja edhe Enzo Fernandez dhe do ta vendosja në mesfushë. Kemi tashmë një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës, kështu që me këto afrime do të kishim një skuadër të shkëlqyer”, u shpreh ai.

Zamorano pranoi se dy sezonet e fundit nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit, por ai mbetet i bindur se skuadra do të reagojë fuqishëm në edicionin e ardhshëm.

“Jam optimist për sezonin e ardhshëm. Kemi pasur dy sezone të vështira, por përforcimet që janë përmendur këtë verë duken shumë interesante”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se pret edhe një afrim tjetër pas Kupës së Botës, duke theksuar se Real Madridi ka detyrimin të ndërtojë një ekip që garon në nivelin më të lartë.

“Jam i bindur se pas Kupës së Botës do të vijë edhe një përforcim tjetër. Real Madridi duhet të ndërtojë një skuadër konkurruese, një ekip që lufton jo vetëm për titullin në La Liga, por edhe për Ligën e Kampionëve, sepse ky është standardi i këtij klubi”, deklaroi Zamorano.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se është e pazakonshme që Real Madridi të mbetet pa trofe për dy sezone radhazi dhe u shfaq shumë pozitiv për atë që pritet më tej.

“Është e vështirë ta imagjinosh Real Madridin pa fituar asgjë për dy vite. E shoh të ardhmen me shumë optimizëm dhe besoj se sezoni i ardhshëm do të jetë krejtësisht ndryshe nga ai që kemi përjetuar këtë vit”, përfundoi legjenda kiliane.


Shtuar 4.07.2026 00:32

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkGalabetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetZirvebetjojobetJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom giriş