Ishte shumë pranë të futej në historinë e Premier Ligës, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Josko Gvardiol arriti të shënonte dy gola në fitoren e thellë të Manchester Cityt 0-4 në udhëtim te Fulham.

E në minutën e 96-të u shkaktua penallti, ku përsipër për ta ekzekutuar e mori sulmuesi argjentinas Julian Alvarez që realizoi për rezultatin përfundimtar.

Në fakt në ndeshje u diskutua që penalltinë ta ekzekutonte mbrojtësi kroat Josko Gvardiol, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nëse do të shënonte Gvardiol, do të bënte het-trik dhe do të ishte mbrojtësi i parë në histori të Ligës Premier që realizon tre gola për një ndeshje.

Megjithatë kroati ka treguar pas ndeshjes arsyen pse nuk e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, derisa shprehet i lumtur që Alvarez shënoi.

“Jam shumë i lumtur sepse shënova dy gola dhe se skuadra fitoi. E diskutuam në fushë që ta godisja unë penalltinë, do të më pëlqente në fakt. Por, kemi një goditës dhe ai e mori përsipër duke shënuar edhe gol. Më vjen mirë për Alvarez”, u shpreh Gvardiol. I

I vetmi mbrojtës në Ligën Premier që ja ka dalë të shënojë një het-trik është lojtari i Everton, Steve Watson në një ndeshje të vitit 2003 ndaj Leeds, por interesant është fakti se në atë sifidë, ai nuk luante në mbrojtje. /Telegrafi/


Shtuar 12.05.2024 13:56