Tirana e zhvilloi me intensitet merkaton e verës, duke afruar disa lojtarë dhe duke larguar të tjerë. Ndryshimi i parë i rëndësishëm ndodhi në stol, ku Orges Shehi u zëvendësua nga Dean Klafuriç.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, një prapaskenë që lidhet me të ardhmen e një prej titullarëve të skuadrës është bërë e ditur. Sipas “Newsport.al”, Luciano Vera ishte pranë largimit nga Tirana, ndërsa në këtë lëvizje rol kishte ish-trajneri Orges Shehi.
Shehi synonte ta merrte anësorin e djathtë argjentinas te Prishtina, por Tirana nuk e lejoi realizimin e transferimit. Për pasojë, Vera vijoi të ishte pjesë e kampionatit shqiptar dhe qëndroi në Superiore.
Luciano Vera iu bashkua skuadrës bardheblu në janar të vitit 2025. Përpara kësaj eksperience, 24-vjeçari kishte luajtur për Gyor në Hungari, Dunajska Streda në Sllovaki dhe River Plate II.
