Ish-sulmuesi i Kombëtares, Sindrit Guri transferohet në kategorinë e pestë të Italisë

Sindrit Guri është prezantuar si përforcimi më i fundit i Legnanese AC. Sulmuesi shkodran, 32 vjeç, është larguar nga Varesina, skuadër e Serie D italiane, për të vijuar karrierën në ligën e 5-të të Italisë.

Guri ka nënshkruar me klubin e ri një marrëveshje 1-vjeçare, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2027. Ky transferim përbën një lëvizje surprizuese për futbollistin, i cili e nisi rrugëtimin në nivele të larta dhe u dallua si golashënues, por më pas pësoi një rënie të ndjeshme në karrierë.

Të lidhura

None found

Karriera e 32-vjeçarit nisi te KF Shkodra, ndërsa më vonë ai u bë pjesë e Vllaznisë. Në Shqipëri, sulmuesi ka veshur gjithashtu fanellat e Besës, Kastriotit, Korabit dhe Kukësit, përpara se të transferohej në Belgjikë te Oostende.

Pas kalimit te Oostende nisi edhe rënia në karrierën e Gurit, i cili numëron dy paraqitje me Kombëtaren shqiptare. Në vazhdim, ai ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, Istanbulspor, Varese dhe Prishtinën.


Shtuar 23.07.2026 09:34

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom