Mesfushori kilian i Interit, Arturo Vidal mund të largohet pas vetëm një sezoni në Milano.
Trajneri Antonio Conte bëri çfarë mundi që ta bind ish mesfushorin e Juventusit që të rikthehet në Itali dhe ia doli në verën e kaluar.
33-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje këtë sezon duke kontribuar me një gol dhe dy asistime, por humbi pozitën nga Christian Eriksen në javët e fundit.
Sipas Il Corriere dello Sport, Inter është i gatshëm ta lejojë të largohet ish lojtarin e Barcelonës pas vetëm një sezoni, ngase paga e tij rritet prej 5 milionë euro në 6.5 milionë euro në sezonin e tij të dytë.
Flamengo, Olympiacos Marseille dhe Galatasaray shihen si destinacionet e mundshme.