Gati për fushatë, KQZ apel të rëndësishëm aktorëve politikë dhe OSBE-së

Nga nesër, vendi ynë do të hyjë zyrtarisht në fushatë elektorale. Lidhur me këtë ka reaguar dhe KQZ ku i ka nisur një letër të gjithë aktorëve politikë dhe misionit të OSBE ODHIR, ku kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, veçanërisht nga ana e drejtuesve të institucioneve të cilët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.

Në shkresë, KQZ iu drejtohet partive politike, duke iu thënë se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

Shtuar 24.03.2021 01:03