Interi nuk e ndjen mungesën e Lukakut, ndërsa ai po

Momenti kur Lukaku u largua nga Interi, në shtëpinë zikaltër dukej sikur do të ndjehej mungesa e golit por edhe fuqisë së Lukakut.

Por nuk ndodhi kështu tek ekipi italian, pasi Dzeko u transferua dhe është duke bërë shumë mirë tek Inter. Në 20 ndeshje me zikaltërit , boshnjaku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 3 herë. Por nuk është vetëm merita e Dzekos, pasi dhe Inzaghi po bënë një punë mjaft të mirë. Strategjia është e njëjtë me atë të Contes, por ky Interi i Inzaghit është më i përfshirë në fushën e lojës ku dhe pothuajse të gjithë janë duke shënuar.

Ndërsa nga ana tjetër, Lukaku është duke e ndjerë mungesën e Inter-it për dy arsye.

Belgu ka pësuar një dëmtim për të cilin po e mbanë jashtë formës së tij më të mirë dhe se Chelsea duket se nuk ia ka ndjerë shumë nevojën sulmuesit. Duket se Anglia nuk do i japë atij formën që ai kishte tek kampionët e italisë./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 14:43