DETAJET/ Abuzimi me 12-vjeçaren në Mat, cila ishte lidhja e 47-vjeçarit me të motrën e saj (FOTO LAJM)

Kanë dalë detaje të reja nga abuzimi me 12-vjeçaren në Mat.

47-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Urim Cenuka (Hoxha), i cili prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren.

Dy netë më parë në Policinë e Matit ka mbërritur një denoncim nga minorenia P. M., e cila u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se është përdhunuar disa herë nga 47-vjeçari, madje është kërcënuar për të mos treguar. Edhe banorë të zonës herë pas here kanë informuar Policinë e Burrelit se ky shtetas frekuentonte banesën e dy motrave dhe ndonjëherë i merrte në shtëpinë e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit Urim Cenuka, 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe dhe me datë 01.12.2021 ai e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura, së bashku me familjarët, ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Urim Cenuka i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘Kanosja’”, thanë burime pranë Komisariatit të Policisë Mat./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 14:43