Inter përgatit tre goditje me parametra zero

Inter deri më tani ka siguruar portierin Onana që do të vijë nga Ajaxi në merkaton e verës.

Klubi italian ka arritur një marrëveshje me lojtarin në mënyrë private dhe sipas të gjithave mediave çdo gjë është e kryer për portierin i cili do të vijë me parametra zero në 2022.

Por inter nuk e ka lënë me kaq. Sipas “Sportmediaset”, Inter është shumë pranë dy goditjeve të tjera me parametra zero për në merkaton e verës. Insigne dhe Luiz Felipe  janë dy lojtarët që klubi zikaltër po synon t’i tërheq me parametra zero në verën e ardhshme./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 15:49