I mori vajzën 13-vjeçare, shqiptarja qëllon me breshëri ndaj ish të dashurit grek (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku në qendër është një grua shqiptare.

Shqiptarja, nënë e një fëmije 13-vjeçar ka sulmuar me armë zjarri  ish-partnerin e saj, i cili është edhe babai i fëmijës së saj.

Protethema shkruan se burri  fillimisht u konsiderua i vdekur por gjendet në gjendje kritike për jetën. Sulmi ndaj burrit, grek ndodhi në kohën kur ai po merrte nga shkolla vajzën e tyre, i cili pa me sytë e tij të gjithë skemën e krimit.

Shqiptarja dhe burri grek mësohet të kenë pasur një lidhje jashtëmartesore mes tyre, nga ku lindi vajza 13-vjeçare.   Pas lidhjes, burri i mori fëmijën shqiptares dhe e rriti atë me gruan e ligjshme, me origjinë angleze.

Shkak për krimin e rëndë besohet të jenë konfliktet pasi greku, me profesion mjek, nuk e lejonte gruan shqiptare të takonte vajzën e saj.  /albeu.com/