Inter nuk planifikon rinovimin, Dzeko mund të plotësojë vendin bosh të lënë nga bomberi argjentinas

Në fund të sezonit kontrata e Dzekos do të përfundojë dhe Interi duket i gatshëm të kthejë faqe.

Pavarësisht se janë të kënaqur me paraqitjet e boshnjakut, zikaltërit nuk kanë gjasa të vazhdojnë me rinovimin e një sulmuesi që do të mbushë 37 vjeç në mars.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja mund të jetë në MLS, ndoshta në Miami, të cilët mund ta konsiderojnë për të plotësuar vendin boshë të lënë nga Higuain./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 14:17