Berisha përplaset me Ballën në Kuvend: Nuk më ndërpret dot fjalën mua ti i pafytyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përplas me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën. Teksa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore, Berisha u ndërpre nga Balla. Ai i kërkoi që të mos e ndërpriste, madje i tha se nëse do mund të bëhet kryetar parlamenti.

‘Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se i ulët humbjet. Gropë e zezë për humbjet jeni ju si qeveri. Nuk paguani tarifat për institucionet. Paratë e taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri kombëtare në mallkim kombëtar si është shndërruar energjia. Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time… Le të dalë ai të bëhet kryetar parlamenti. Nëse nuk e bën dot detyrën ti le të të shkarkojnë”- tha Berisha.