Inter nuk heq dorë nga sulmuesi italian, objektiv për sezonin tjetër

Inter është në kërkim të një sulmuesi tjetër të ri i cili do të jetë i aftë të zëvendësojë Edin Dzekon sezonin e ardhshëm.

Lautaro është i pashitshëm për zikaltërit dhe kështu ata kërkojnë të bashkojnë në krahë të tij një sulmues teknik. Sulmuesi italian Raspadori është emri kryesor për interistët dhe synohet për sezonin 22/23.

Por të bindësh Sassuolon nuk do të jetë e lehtë. Ata kërkojnë minimalisht 30 milion euro. Nuk pranojnë asnjë transferim huazimi apo me të drejtë blerjeje, por vetëm në mënyrë direkte.

Inter është gjithmonë në garë për transferimin e tij. / h.ll/albeu.com

Shtuar 19.01.2022 16:45