Inter dhe Fenomeni përshëndetin Vale Rossin (FOTO LAJM)

Valentino Rossi sot është tërhequr nga garimi në Moto GP.

Legjenda e pistës së garave me motor ka bërë sot paraqitjen e tij të fundit pas 21 viteve karrierë. Fenomeni Ronaldo ka shkuar në pistë ku ka përshëndetur nga afër “doktorin” ku ka marrë nga ai dhe një fanellë me emrin “Ronaldo” të firmosur.

Gjithashtu faqja zyrtare në Twitter e Inter-it ka postuar një foto ku Rossi dhe Fenomeni kanë dalë bashkë duke komentuar ” 100% interistë”.
Kujtojmë se Valentino Rossi dhe Fenomeni janë tifozë të zjarrtë të ekipit zikaltër./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 21:55