Incidentet në Shqipëri – Poloni, vjen edhe reagimi i FSHF-së

Ndeshja e Shqipëri – Poloni, e luajtur në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur u mbyll me fitoren minimale të polakëve. Kjo humbje e nxjerr Kombëtaren tonë jashtë gare për vendin e dytë, edhe pse matematikisht ende jo.

Gjatë ndeshjes u regjistruan edhe disa incidenti të shëmtuar nga tifozeria jonë, por edhe nga ajo mike që ishte provokuese gjatë gjithë kohës.

Goditja me shishe ndaj lojtarëve  në dy momente të ndryshme detyroi arbitrin kryesor te pezullonte për disa minuta ndeshjen.

Ditën e djeshte erdhi një paralajmërin i ashpër nga FIFA, e cila ende nuk ka marrë nje vendin përfundimtar, ndërsa sot ka reaguar edhe FSHF-ja  duke u shprehur se problemet e rënda të ndodhura gjatë ndeshjes duhen zgjidhur dhe adresuar sa më parë.

Reagimi i plotë:

Të martën patëm mundësi të shijonim një ndeshje, e cila nuk pati rezultatin që të gjithë do dëshironim të kishim. Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga djemtë e Kombëtares tonë, që kanë zhvilluar një edicion të shkëlqyer deri më tani. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Fati dhe mungesat e shumta që kishim ndaj Polonisë janë faktorë, që nuk duhet t’i harrojmë në asnjë moment. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne duhet të jemi krenar me këtë skuadër, e cila na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Trajneri Reja dhe e gjithë skuadra duhet të jenë gjithashtu krenarë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe të vazhdojnë punën për të çuar përpara projektin e nisur, për të bërë realitet objektivat e dëshirat e të gjithë shqiptarëve për rikthimin në Kampionatin Europian dhe pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

Ndeshja na shfaqi gjithashtu disa probleme të rënda, që duhet zgjidhur dhe adresuar sa më parë. Incidente që nuk na nderojnë aspak ne, Shqipërinë dhe tifozët e saj të mrekullueshëm./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 10:13