Skuadra e Kategorisë së Parë, Iliria e Fushë-Krujës, ka vijuar me ndërtimin e organikës, duke finalizuar tashmë edhe ekipin e trajnerëve. Zyrtarisht është konfirmuar ardhja e Elidon Selacit, i cili do të drejtojë departamentin e portierëve.
Në një njoftim për median, klubi u shpreh: “Sot i urojmë mirëseardhjen Elidon Selacit që i shtohet familjes sonë si përgjegjës për përgatitjen e gardianëve. Besojmë se përvoja dhe përkushtimi i tij do të na ndihmojnë në rrugëtimin e ri, duke sjellë një kontribut të çmuar për ekipin.”
Të lidhura
None found
Selaci e njeh mirë ambientin e klubit, pasi është formuar pikërisht në akademinë e Ilirisë dhe ka mbajtur edhe më parë fanellën e kësaj skuadre. Më pas, karriera e tij si portier e çoi në disa prej klubeve më të spikatura shqiptare, përfshirë Partizanin, Tiranën, Besën, Korabin, Burrelin, Flamurtarin dhe Erzenin.
