Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka kërkuar falje për gjestin e bërë pas barazimit 2-2 me Koln.
Haaland duke dalë nga fusha, nuk u ndal tek shtabi teknik, por shkoi drejt e në zhveshtore. 20 vjeçari i hodhi fanellën një kundërshtari, me sa duket që i kishte kërkuar të shkëmbente fanellën me të.
Disa ditë ndeshjes, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Haaland ka kërkuar falje për veprimin e bërë.
“Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes. Bëra një veprim të gabuar duke ia hedhur fanellën djalit që e kërkoi atë”, tha ai.
“Kërkoj falje për këtë. Nuk mund ta kontrolloja veten sepse isha i mërzitur nga ajo çfarë ndodhi”, përfundoi Erling Haaland./albeu.com/