Cristiano Ronaldo dhe Manchester United kanë ndarë zyrtarisht rrugët mbrëmjen e sotme dhe ylli portugez nuk ka humbur kohë për të reaguar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se është koha e duhur për një eksperiencë të re dhe më pas i uron sukeses “Djajve të Kuq” për pjesën e mbetur të sezoni.
“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe.
Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, shkruan ai./albeu.com