Zlatko Daliç, nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë i papunë, pasi i dha lamtumirën pas 9 vitesh përfaqësueses kroate të cilën e çoi në majat e futbollit botëror.
Tekniku i cili u largua pas përfundimit të Botërorit 2026, bëhet e ditur se ka pranuar një ofertë marramendëse që i ka ardhur nga Emiratet e Bashkuar Arabe, ku ka marrë drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.
Të lidhura
None found
Gjatë eksperiencës së tij në stolin e Kroacisë, ai ka përfituar rreth 10 milionë euro në total. Por tashmë në stolin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Daliç do të përfitojë 5 milionë euro në vit.
Ai bëhet kështu një nga trajnerët e përfaqësueseve më të paguar në botë, i kaluar vetëm nga Ançeloti, Klop, Nagelsman, Poçetino dhe Tuhel.
