Historia e pazakontë e Ronaldos, mashtruesja i rrëmbeu mijëra euro dhe portugezi nuk vuri re asgjë

Futbollist, miliarder, viktimë e mashtrimit!

Sipas gazetës portugeze “Jornal de noticias”, Cristiano Ronaldo u mashtrua nga një agjente udhëtimesh për një total prej 288.000 eurosh për tre vjet.

Të lidhura

None found

53-vjeçarja përdori kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e futbollistit portugez mes viteve 2007 dhe 2010 duke vjedhur para për 200 udhëtime që Ronaldo nuk i kishte bërë kurrë. Në atë kohë, sulmuesi luante për Man United e më pas për Real Madridin.

Kapiteni i Portugalisë i kishte besuar disa nga dokumentat e tij të pandehurit pa e ditur se çfarë i ndodhi atyre. Rastësisht, ai nuk ishte viktima e vetme e gruas. Para se agjensia turisitike të bëhej e vetëdijshme për krimin, e akuzuara kishte kohë që mashtronte agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe yje të tjerë të futbollit portugez për para. Në total kishte siguruar 350.000 euro.

Bild bën me dije se gruaja u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 dhe ka qenë e arrestuar për katër vite. Në krahun tjetër agjencia e udhetimeve rimbursoi “viktimat”. Mashtruesja ende po punon për të paguar atë shumë te ish-punëdhënësi i saj dhe tani punon si pastruese. r.t/albeu.com/


Shtuar më 20.09.2021 18:20

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber