Herrera dhe Verrati akuza të rënda ndaj arbitrit: Na tha ik p*****

Pas eliminimit nga Manchester City prej Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4 – 1, Ander Herrera dhe Marco Verratti pretendojnë se arbitri ishte i ashpër me lojtarët e PSG-së.

 

Dje, City e eliminoi PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur 1 – 2 në “Parkun e Princave” dhe 2 – 0 në “Etihad”.

Por, Herrera pretendon se arbitri nuk ishte i drejtë gjatë ndeshjes.

“Arbitri i tha Parades ik p*****. Nëse do e thosha këtë do merrja tri apo katër ndeshje suspendim”.

“Ishim më të mirë për 70 minuta, provuam gjithçka, sulmuam, provuam të sulmojmë. Largohemi me kokën lartë”, tha ai.

Pos tij, edhe mesfushori tjetër Marco Verrati gjithashtu akuzoi arbitrin.

“Arbitri edhe mua me tha ik p*****. Nëse do t’i thosha atij do suspendohesha për 10 ndeshje”, u shpreh ai.

City në finale do ta pres fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid.


Shtuar 5.05.2021 08:57