Hazrollaj ende pa vendosur për transferimin te Tirana

Tirana dhe Rapid Bukureshti kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit Drilon Hazrollaj, por transferimi nuk është përmbyllur ende pasi futbollisti kosovar po shqyrton edhe mundësi të tjera, ka deklaruar menaxheri i tij, Kastriot Telaku, për Telegrafin.

Të lidhura

None found

Interesimi i klubit kryeqytetas për 22-vjeçarin ishte raportuar prej disa javësh. Të martën, “ProSport” shkroi se pengesa kryesore lidhej me kërkesat financiare të lojtarit, i cili pretendohej se kërkonte rreth 9 mijë euro në muaj, shumë që Tirana nuk mund ta përballojë.

Megjithatë, Telaku ka sqaruar se vendimi për të ardhmen e Hazrollajt ende nuk është marrë dhe se bisedimet vazhdojnë.

“Jo, marrëveshja ende nuk ka dështuar. Jemi në negociata. Klubet faktikisht janë pajtuar, por ne kemi edhe disa alternativa tjera që po i shohim”, konfirmoi ai.

Pas transferimit në kampionatin rumun, Hazrollaj është përballur me disa dëmtime të njëpasnjëshme, të cilat e kanë kufizuar ndjeshëm në paraqitje dhe minuta të zhvilluara.

Tashmë anësori i ka lënë pas problemet fizike dhe është i gatshëm të tregojë vlerat e tij, qoftë me fanellën e Rapidit apo të një skuadre tjetër.

Hazrollaj e nisi nga stoli ndeshjen e parë të Rapidit në Ligën e Rumanisë, ndaj Sepsit, takim që përfundoi me rezultatin 1-0.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom