Guardiola: Haaland është i jashtëzakonshëm, por nuk është Messi

Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ku norvegjezi po mahnit me shifrat e tij të golave të shënuar.

Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme.

Pas ndeeshjes së djeshme, Guardiola është pyetur nga gazetarët nëse Haaland është sulmuesi më i kompletuar që ka stërvitur ndonjëherë.

“Haaland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?”, është shrpehur Guardiola duke nënkuptuar se argjentinasi është sulmuesi më i mirë që ai ka stërvitur ndonjëherë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.10.2022 14:08