Gruaja e Alvaro Moratas zbulon si u njohën

Modelja italiane Alice Campello u kontaktua nga Alvaro Morata gjatë periudhës së tij të parë në Juventus në vitin 2016.

Pavarësisht interesimit të tij, ajo i inoroi dhe fshiu mesazhet fillestare pasi nuk ishte e sigurt se kush ishte ai, shkruan SportBible.

Në vitin 2020, Campello shpjegoi për tabloidin britanik The Sun: “Ai kishte parë një fotografi të timen dhe kishte pyetur shumë njerëz nëse më njihnin, të na prezantonin, por ne nuk kishim miq të përbashkët”.

“Kështu ai më shkroi (në Instagram), iu përgjigja pas shumë kohësh dhe në fund u takuam. Kur e takova, më bëri për vete sepse e kuptova menjëherë se ishte shumë serioz”, ka thënë modelja.

“Për shembull, dy javë pas takimit tonë të parë, ai udhëtoi tetë orë me veturë për të takuar familjen time dhe u kthye në Torino shumë vonë, edhe pse duhej të stërvitej herët të nesërmen. Ky dhe një mijë gjeste të tjera”, shto ajo.

27-vjeçarja vazhdoi të pranojë se Morata kishte ndërmend të martohej me të pas vetëm tetë muajsh lidhje.

Morata dhe Campello u martuan në qershor të vitit 2017 dhe ata kanë tre fëmijë, përfshirë binjakë.

Ajo shtoi: “Miqtë dhe familja e tij nuk e kishin parë kurrë kështu dhe ai vazhdoi të më thoshte se donte të martohej me mua: në fund, ai më pyeti tetë muaj pasi filluam të takoheshim. Kanë kaluar pothuajse pesë vjet dhe kemi tre fëmijë”.

“Unë mendoj se është kështu kur bie vërtet në dashuri: ndryshon prioritetet dhe thjesht dëshiron të ndërtosh diçka me personin që do. Për mua ishte e njëjta gjë”.

Morata do të largohej nga Juventusi për në Real Madrid në vitin 2016 përpara se të bashkohej me Chelsean në 2017.

Reprezentuesi spanjoll pati vështirësi në Angli dhe u kthye në atdheun e tij në vitin 2019, këtë herë në huazim me Atletico Madridin.

Një vit më vonë ai e bëri lëvizjen e përhershme përpara se të kthehej në Juventus në një huazim dy-vjeçar.

Aktualisht ai është në negociata me ekipin Manchester United këtë verë për një transferim të mundshëm.