Grealish flet për herë të parë si lojtari i Man City-t: Ekipi më i mirë në Angli

Jack Grealish u bë futbollisti më i shtrenjtë britanik, pasi kaloi te Manchester City nga Aston Villa për 117 milionë euro.

Mesfushori anglez theksoi se është i lumtur që ka zgjedhur ekipin më të mirë në Ishull.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester City, ekipi më i mirë në vend me një trajner që konsiderohet më i miri në botë. Është një ëndërr e realizuar të jesh pjesë e këtij klubi” deklaroi Grealish.


Shtuar 5.08.2021 22:42