Granit Xhaka pas fitores së Arsenalit: Kisha kohë që nuk shënoja me këmbën e djathtë (VIDEO)

Granit Xhaka padyshim që po realizon një sezon fantanstik me Arsenalin.

Mesfushori nga Kosova, nga më i urryeri për tifozët, është kthyer në idhullin e tyre, pasi me golat, asistimet, shpirtin luftarak, zgjuarsinë dhe mentalitetin e liderit, ka bërë që tifozët e Arsenal ta adhurojnë atë.

Xhaka i dha fitoren Arsenalit ditën e djeshme ndaj PSV-së dhe për ndeshjen ka folur në përfundimin e saj.

“Ne kishim shumë raste, por nuk patëm fatin të shënonim më herët dhe kështu filluam të mbanim topin dhe të krijonim akoma edhe më shumë raste.

Jam shumë i lumtur që shënova. Nuk e di kur kam shënuar për herë të fundit me këmbën e djathtë, por jam shumë i lumtur. Nuk ka rëndësi cila këmbë apo cili shënon, rëndësi ka fitorja.

Kjo na jep beism dhe përgatitemi me moralin e ngritur për ndeshjen e radhës. Kur fiton ndeshje duhet të jesh i lumtur. Gjithçka po shkon shumë mirë për momentin, por për ne nuk është një surprizë, pasi po punojmë shumë dhe po japim rezultate.

Ne fitojmë dhe humbasim si ekip dhe për momentin jemi shumë të rrëzikshëm për kundërshtarin. Donim të bënim një ndeshje të mirë dhe të siguronim kualifikimin, ia dolëm”, është shprehur Granit Xhaka./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 10:29

Tags: ,