Globe Soccer Awards, Mbappe shpallet lojtari më i mirë i vitit

Sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka mposhtur konkurencën me Benzema, Messi,  Ronaldo dhe Salah duke u shpallur lojtari më i mirë në botë nga Globe Soccer Awards.

Në ceremoninë e cila po mbahet në këto momente në Dubai, përveç lojtarit më të mirë të vitit do të jepet edhe çmime të tjera.

Mbappe u shpreh mjaft i lumtur për këtë sukses duke i falenderuar të gjitha ata që besuan tek ai.

Është kënaqësi e madhe të jem këtu. I rrethuar nga legjenda të mëdha, figura të futbollit. Dua të falënderoj ata që besuan në mua, familjen time, ata që më ndihmuan të përmirësohem. Kombëtarja ime dhe klubi im. Dua të shkruaj historinë e futbollit dhe unë punoj për të, “ shprehet Kyli. /albeu.com


Shtuar 27.12.2021 18:16